| Arziko Ismaili | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Arziko Ismaili |
| Atësia: | Bektash |
| Vendbanimi: | Përmet |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1/1977 |
| Akuza: | Agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
Sekretare e Komitetit të Partisë për rrethin e Përmetit. Në një letër që i drejtonte byrosë së Komitetit shprehte shqetësimin për mungesën e kolegjialitetit në udhëheqjen e partisë në rreth.
Kjo letër u trajtua si veprimtari armiqësore dhe ajo u shpall armike dhe u arrestua në janar 1977. U dënua me 10 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë.
Burimi: Skenare te pergjakur (Permeti 1943-1990), Xhafer Sadiku, ISKK, Tirane 2016
