Artur Mara | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Artur Mara |
Vendlindja: | Korçë |
Vendbanimi: | Korçë |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 2/9/1984 |
Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit, të kryer në bashkëpunim dhe të mbetur në fazën e përgatitjes" |
Dënimi: | 5 vjet Burg |
Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Korçë |
Lindi në Korçë, në vitin 1960. U arrestua më 2 shtator të vitit 1984. Me vendim nr. 224, datë 14 dhjetor 1984, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit, të kryer në bashkëpunim dhe të mbetur në fazën e përgatitjes" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjeve për 3 vjet kohë. Me vendim nr. 11, datë 16 janar 1985, Gjykata e Lartë e ndryshoi vendimin duke ia zbritur dënimi në 5 vjet burg.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 203