| Artur Kërcelli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Artur Kërcelli |
| Atësia: | Xhevahir |
| Vendlindja: | Korçë |
| Vendbanimi: | Korçë |
| Datëlindja: | 1965 |
| Datë Vdekja: | 23/08/1990 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Rrethanat e Vdekjes: | I Lire |
Lindi më 1965, në Korçë. Artur Xhevahir Kërcelli u vra nga forcat kufitare të postes së Rehovës në Ersekë më 23 gusht 1990. Bashkë me tre shokë të tjerë, Arturi u nis të kalonte kufirin në afëri të postës kufitare të Rehovës, por forcat kufitare i diktuan dhe i pushkatuan në vend. Më 9 dhjetor 1993, me vendim nr. 1717, Gjykata Korçë vendosi njohjen e faktit të vrasjes "për arsye politike" nga forcat e diktaturës në kufi, më 23 gusht 1990, në zonën e Taçit, Ersekë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 215
