Lindi në Konispol, në vititn 1915. Me vendim nr. 7, datë 30 janar 1965, Gjykata e Qarkut të Kolonjës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 24 gusht 1975, dhe me vendim nr. 46, datë 29 tetor 1976, Gjykata e Rrethit të Kolonjës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 261
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.