| Arqile Marko | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Arqile Marko |
| Vendlindja: | Delvinë |
| Vendbanimi: | Delvinë |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 16/8/1958 |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut, në formën e tentativës për arratisje" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 39 |
| Data e Vendimit: | 6/12/1958 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Lindi në Delvinë, në vitin 1912. U arrestua më 16 gusht 1958, dhe me vendim nr. 39, datë 6 dhjetor 1958, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për "tradhëti ndaj atdheut, në formën e tentativës për arratisje" me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 4 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 215
