| Arif Memaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Arif Memaj |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Vendbanimi: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1918 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Sabotim të kryer në bashkëpunim" |
| Dënimi: | 12 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 9 |
| Data e Vendimit: | 23/9/1983 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
Lindi në Vlorë, në vitin 1918. Me vendim nr. 9, datë 23 shtator 1983, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për "sabotim të kryer në bashkëpunim" dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë, si dhe heqjen e titujve të nderit e të dekoratave.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 280
