U arrestua me një grup sipërmarrësish të sektorit të ndërtimeve, të kontraktuar për ndërtimin e objekteve bujqësore. Akuzat ishin të rreme. Nuk u vërtetuan kurrë. Ai nuk e pranoi akuzën. Në gjyq deklaroi: “…Objektet i kam dorëzuar në bazë të situacioneve dhe kolaudimeve të bëra nga teknikët. Asnjëherë nuk jam likuiduar tërësisht pa i kaluar këto objekte nga komisioni kontrollor për verifikimin e gjendjes së ndërtimeve”. Gjykata e Qarkut të Vlorës, në nëntor 1967, vendosi dënim me vdekje me pushkatim, konfiskim pasurie, humbje e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë.

 

Burimi: Shqipëria nën sundimin komunist 1944-1990, Xhafer Sadiku, finacim i KAS Albania
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.