Ushtrak. Lindi në Kavajë, më 1910. Akademinë Ushtarake e kreu në Itali. Meqenëse ishte nacionalist dhe atdhetar i vendosur, nuk pranoi të vinte yllin e kuq në kasketë: «Jam  shqiptar, – thoshte, – e jo Serb e Rus». Në vitet 1944-‘46 ra në kontakt me Organizatën  Nacionaliste Fronti i Rezistencës, drejtuar nga Hamdi Frashëri. Shumica e veprimtarëve të Frontit të Rezistencës u arrestuan në vitin 1946 nga Sigurimi i Shtetit dhe, ose u pushkatuan, ose u burgosën. Këtë fat tragjik pati edhe Aqif Averiku, që u arrestua. Në burgun e Tiranës provoi tortura nga më çnjerëzoret. U dënua me pushkatim si «armik i popullit, që kërkoi të përmbyste me forcë pushtetin popullor», dhe u ekzekutua më 1947.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.