Antonjeta Shyti | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Antonjeta Shyti |
Atësia: | Gjon |
Vendbanimi: | Shkodër |
Internimi | |
Data e Internimit: | 31/12/1949 |
Fundi i Internimit: | 31/12/1951 |
Vendi i internimit: | Kampi i Tepelenës - nga viti 1949 ne vitin 1951 |
I ati i saj, Gjoni, kishte fituar statusin e patriotit të Rilindjes Kombëtare për shkak të punës së tij si tipograf në botimin e disa botimeve me rëndësi para dhe pas shpalljes së Pavarësisë. Në prag të mbarimit të Luftës, një vëlla i saj, antikomunist, u arratis nga Shqipëria. Në vitin 1948, familjes iu ndërpre pensioni i patriotit pasi si babai i Antonjetës, Gjoni dhe i vëllai, Ndoci, u cilësuan kolaboracionistë.
Në moshë të vogël, u inernua në kampin e Tepelenës me të ëmën Gjyste Shyti dhe vëllezërit.