| Antoneta Delhysa | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Antoneta Delhysa |
| Atësia: | Anton |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Vendbanimi: | Kavajë |
| Datëlindja: | 1932 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1/03/1951 |
| Fundi i Internimit: | 1954 |
Lindi më 1932, në Tiranë. E bija e Anton Delhysës, i pushkatuar pas ngjarjes së bombës në ambasadën sovjetike, në shkurt të vitit 1951. U internua me familjen pas pushkatimit të të atit. Më 27 tetor 1992, me vendim nr. 17, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga rrethi Tiranë në Kavajë, prej 1 mars 1951 deri 1954. Dënimi i është hequr për shkak të martesës.
Burimi: AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.26-27
