| Anton Delhysa | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Anton Delhysa |
| Atësia: | Shtjefën |
| Vendlindja: | Prizren |
| Vendbanimi: | Kavajë |
| Datëlindja: | 1904 |
| Datë Vdekja: | 26/02/1951 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 26/02/1951 |
| Vendi Ekzekutimit: | Arbanë,Tiranë |
Lindur në vitin 1904 në Prizren, në një familje intelektuale. Shkollën fillore e kreu në Grac të Austrisë, mandej Shkollën Teknike të Fulsit në Tiranë. Ndërtues i Ambasadës Amerikane në Tiranë, i shkollës Teknike, fabrikës së sheqerit Maliq dhe i disa veprave të tjera të rëndësishme. U arrestua më 20.02.1951 me pretekstin e bombës në Ambasadën Sovjetike duke u akuzua si terrorist dhe agjent amerikan. Me vendim të Byrosë Politike të PKSH, u pushkatua pa gjyq dhe pa asnjë fakt ligjor natën e 26 shkurtit 1951, në afërsi të fshatit Mënik të Tiranës, në breg të lumit Erzen, bashkë me 21 martirë të tjerë. U pushkatua në rrethinat e fshatit Arbanë me 21 të dënuar të tjerë. Dekoruar me titullin e lartë “Nder i Kombit”.
Burimi: Uran Butka, Bombë në Ambasadën Sovjetike, Tiranë, 2008; AISKK, F. V. D. 5/1. Fl. 26-27
