Viktima më e vogël e vrarë gjatë regjimit komunist në Shqipëri. U vra në moshën 4-vjeçare, më 11.9.1990, kur familja e saj bashkë me disa persona të tjerë, gjithsej 18, po tentonte të arratisej nga Shqipëria për në Malin e Zi me një anije të vogël luftarake.

Regjisori Ardit Sadiku ka realizuar një dokumentar mbi këtë histori të dhimbshme që ka në qendër babain e Anisës, Aleksandër Grudën, i cili pas arratisjes u vendos në SHBA, ku jeton dhe sot me familjen. Dokumentari "Alexander" e pati premierën më 6 gusht 2023 dhe u përzgjodh nga Shqipëria si kandidaturë për çmimet "Oscars" në kategorinë "Filmi më i mirë ndërkombëtar" për vitin 2024.


Dokumente

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.