| Angjelin Daberdaku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Angjelin Daberdaku |
| Atësia: | Ernest |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 24/05/1947 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | “Agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor” |
| Dënimi: | 6 vjet Burg |
Lindi në Shkodër, më 24 maj të vitit 1947. Periudha e burgimit 3/25/1976- 11/15/1982. Djali më i vogël i Ernestit arrestohet si bir tregtari (Vllazën Daberdaku), si peng i bartjes së «mëkatit» të të atit, përfaqësues i tregtarëve më të suksesshëm të Shkodrës së viteve ’30-’40 të shekullit të shkuar, duke i dhënë qytetit energjinë borgjeze të sipërmarrjes dhe modernitetit europian. Më 8 korrik 1976, Gjykata e Rrethit të Pukës e dënoi me tetë vjet burg për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor». U fal me dekret nr. 6656, datë 28 tetor 1982 dhe u lirua më 15 nëntor të po atij viti.
Burimi: AISKK, Fondi 1, Viti 2013, Dosje 5, Faqe 821
