Andronika Çaçrazi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Andronika Çaçrazi |
Atësia: | Janaq |
Vendlindja: | Dishnicë, Korçë |
Vendbanimi: | Korçë |
Datëlindja: | 1939 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1989 |
Akuza: | Agjitacion e propagandë |
Dënimi: | 8 vjet Burg |
Vendimi: | nr.145 |
Data e Vendimit: | 16/6/1989 |
Gjykata: | Gjykata e Rrethit Korçë |
Data e Lirimit: | 20/11/1989 |
U arrestua pasi shkoi në Greqi për të takuar të afërmit. Te të afërmit, ajo u takua me disa persona që ishin arratisur, të cilët i dhanë letra, foto dhe kaseta audio për të përshëndetur të afërmit e tyre në Shqipëri. Kur u kthye, këto objekte iu kapën në doganë dhe u konsideruan si prova për ta akuzuar për agjitacion e propagandë.
Gjykata e Rrethit Korçë, me vendimin nr.145, datë 16.6.1989 e deklaroi fajtore dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. U la në fuqi me vendimin nr.86, datë 24.7.1989 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. U lirua më 20.11.1989 nga Reparti nr.318 Kosovë me dekretin nr.7338, datë 13.11.1989, “Për faljen e gjerë me rastin e 45-vjetorit të Çlirimit të atdheut”.