| Andrea Nini | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Andrea Nini |
| Atësia: | Kristo |
| Vendlindja: | Përmet |
| Vendbanimi: | Fier |
| Datëlindja: | 1885 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 12/11/1946 |
| Akuza: | "Armik të popullit e të pushtetit" |
| Dënimi: | 2 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 80 |
| Data e Vendimit: | 26/4/1947 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 29/5/1951 |
| Fundi i Internimit: | 29/5/1963 |
Lindi më 1885, në Përmet. U arrestua më 12 nëntor 1946 dhe, me vendim nr. 80, datë 26 prill 1947, Gjykata Ushtarake e deklaroi «armik të popullit e të pushtetit», dhe e dënoi me 2 vjet burg dhe humbjen e së drejtës politike e civile për 1 vit. Pas lirimit nga burgu, u dëbua nga Përmeti në Fier, prej 29 majit të vitit 1951 deri më 29 maj 1963.
Sipas Xhafer Sadikut, autorit të "Skenarë të përgjakur (Përmeti 1943-1990)", ai u internua familjarisht për shkak të arratisjes jashtë shtetit të njërit prej të bijve.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017),116.
