Andrea Manço | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Andrea Manço |
Vendlindja: | Boboshticë. Korçë |
Vendbanimi: | Korçë |
Datëlindja: | 1925 |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Akuza: | "Sabotim ekonomik. agjitacion e propagandë kundër pushtetit" |
Gjykata: | Gjykata e Lartë |
Vendimi: | Nr. 11 |
Lindi në Boboshticë të Korçës, në vitin 1925. Me vendim nr. 11, datë 20 maj 1976, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për "sabotim ekonomik" dhe "agjitacion e propagandë kundër pushtetit" dhe e dënoi me vdekje (me pushkatim), konfiskim të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë, si dhe heqjen e dekoratave.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 189