| Andon Prifti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Andon Prifti |
| Atësia: | Miço |
| Vendlindja: | Himarë |
| Datëlindja: | 14/1/1935 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 30/6/1945 |
| Fundi i Internimit: | 30/12/1948 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi në Himarë, më 14 janar 1935. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 25, datë 23 korrik 1993 ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga rrethi Himarë, në Rrethin Krujë, prej datës 30 qershor 1945, deri më 30 dhjetor 1948 për çështje politike për shtetasin Andon Miço Priftin.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 235.
