Ana Daja | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Ana Daja |
Atësia: | Pistulli |
Vendbanimi: | Shkoder |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 26/06/1947 |
Akuza: | Krime kundër shtetit |
Dënimi: | 4 vjet Burg |
Vendimi: | 12 janar 1948, Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Disidente politike. Periudha e burgimit 6/26/1947- 6/29/1951. U shkollua në institutin Donika Kastrioti dhe vitin e fundit e kreu në gjimnazin shtetëror. Një nga veprimtaret antikomuniste më të shquara të qytetit të Shkodrës. Drejtimi opozitar që mori, u ndikua edhe nga sulmi fizik që i shkaktuan femrat komuniste. I qendroi me guxim përpjekjes për t’i shkulur nga grykësja distinktivin e shoqërisë Bijat e Zojës. Iu bashkua lëvizjes për të drejta shoqërore e politike në gjimnazin e Shkodrës, së bashku me të rinjtë e spikatur të viteve ’40- ’50, të cilët krijuan organizatën Bashkimi shqiptar. Më 1946 shpërndan trakte të organizatës kundër regjimit komunist dhe përjashtohet nga shkolla. Merr pjesë në funeralin e Arqipeshkvit të Shkodrës Imz. Thaçi. I kundërvihet BRASH-it dhe për veprimtarinë antikomuniste që zhvillonte në gjimnaz, perjashtohet nga shkollat e të gjithë Shqipërisë. U arrestua më 26 qershor 1947. Në hetuesi, e torturuan me egërsi: Pjerin Kçira, Zoj Themeli, Fadil Kapisyzi, duke i lëshuar dendur rrymën elektrike ndër veshë; lidhur duart me tel në derën e WC-së të të burgosurve etj. Pas 6 muaj hetuesie e dërgojnë te burgu i adaptuar në Kuvendin Françeskan. Më 12 janar 1948, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi për «krime kundër shtetit», me katër vjet burg dhe heqjen e të drejtave për dy vjet.