| Amir Merdani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Amir Merdani |
| Vendlindja: | Libohovë |
| Vendbanimi: | Libohovë |
| Datëlindja: | 1926 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 244 |
| Data e Vendimit: | 21/10/1950 |
| Gjykata: | Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë |
| Data e Lirimit: | 29/7/1956 |
Lindi më 1926, në Libohovë. Me vendim nr. 244, datë 21 tetor 1950, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë" dhe për "parulla disfatiste" dhe e dënoi me 10 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. U lirua më 29 korrik 1956.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 289
