Alush Plaku | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Alush Plaku |
Vendlindja: | Konispol, Sarandë |
Datëlindja: | 1913 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Armik të popullit dhe sabotator të pushtetit, se ka kryer këto faje: si bashkëpunëtor i Rexhep Plakut ka marrë pjesë në mbledhjet e organizuara prej tij, ka përhapur parulla disfatiste në popull, ka dashur të arratiset në Greqi dhe ka sabotuar reformat e pushtetit" |
Dënimi: | 5 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 200 |
Data e Vendimit: | 17/12/1946 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Data e Lirimit: | 25/11/1949 |
Lindi në Konispol të Sarandës, në vitin 1913. Me vendim nr. 200, datë 17 dhjetor 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit dhe sabotator të pushtetit, se ka kryer këto faje: si bashkëpunëtor i Rexhep Plakut ka marrë pjesë në mbledhjet e organizuara prej tij, ka përhapur parulla disfatiste në popull, ka dashur të arratiset në Greqi dhe ka sabotuar reformat e pushtetit», ndaj dhe e dënoi me 5 vjet burg me punë të rëndë, humbjen e të drejtave politike baraz me kohën e dënimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Më vonë dënimi iu kthye në 5 vjet privim lirie me punë të detyruar. Përfitoi nga dekreti nr. 962, datë 25 nëntor 1949, i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe u lirua nga burgu.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 324