Lindi në Dukat, në vitin 1930 (1925, sipas Fjalorit Enciklopedik të Viktimave të Terrorit Komunist). U dënua dhe deklasua për motive politike, pra si anëtar i Ballit Kombëtar.

U arrestua më 29 korrik 1953 me Tomor dhe Leka Dostin, ndërsa ishin duke kryer ushtrinë. Akuzoheshin për "veprimtari armiqësore kundër Rep.P.Sh." dhe "tentativë arratisjeje". Gjykata Ushtarake Territoriale Tiranë, e drejtuar nga nënkolonel Mit’hat Goskova, me pjesëmarrjen e prokurorit kapiten II Rako Caci, me vendimin nr.(nuk shënohet), datë 26.11.1953, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 25 vjet burgim. Po kaq u dënua edhe Tomori. Ndërsa Leka u dënua me 20 vjet heqje lirie.

U lirua më 23.5.1968.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 331; Arkivat

Dokumente

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.