Ali Vadenja u lindi më 17 tetor të vitit 1917 në Burgajet në një familje patriote. Shkollën e mesme e mbaroi në Shqipëri, kolegjin në Napoli Itali dhe akademinë ushtarake në Romë. Pas mbarimit të akademisë, kthehet në Shqipëri dhe emërohet oficer në Pejë. Mer pjesë në luftë kundër forcave Serbo-Malazeze veçanërisht në betejën e Rozhajës ku si shumë shqiptarë patriotë u shqua për guximin dhe devotshmërinë. Me uzorpimin e Shqipërisë nga komunistët, arrestohet dhe burgoset më 11 janar 1946 nga forcat e sigurimit si antikomunist dhe antisllav. Dërgohet në kënetën e Maliqit ku shumë shqiptarë të mirë dhe patriotë humbën jetën. Pastaj e dërguan në burgun famëkeq të Burrelit dhe këtu Ali Vadenja përballon me guxim tmerret e këtij burgu. Lirohet më 11 janar 1956. Pastaj punon në punë të rëndomta jashtë profilit dhe përgatitjes së tij akademike, në çdo hap nën survejimin e sigurimit të shtetit! Pas rrëzimit të regjimit komunist Ali Vadenja angazhohet me Lëvizjen e Legalitetit. Ka qenë kryetari i parë i Legalitetit për degën e Tiranës. U nda nga jeta më 2 Dhjetor të vitit 2000.

Burimi: Xhavit Gasa
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.