Ali Panariti | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Ali Panariti |
Atësia: | Selfo |
Vendlindja: | Korçë |
Datë Vdekja: | 1944 |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Lindi në Korçë, në vitin 1903 ose 1906. Shkollën tregtare e kreu në Romë.
Në nëntor 1944, u pushkatua prej skuadrave partizane. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 7 shkurt 1992, vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes pa gjyq për “motive politike” të Ali Selfo Panaritit, në nëntor të vitit 1944.
Burimi: “Gazeta 55”, 1 dhjetor 2014, f. 23; Fondi 1, viti 2017, dosja 105, fl. 66.