Ali Orizaj | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Ali Orizaj |
Atësia: | Ruzhdi |
Vendlindja: | Berat |
Vendbanimi: | Orizaj |
Datëlindja: | 1912 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 8/9/1947 |
Akuza: | "Armik të popullit,ka marrë pjesë në organizata tradhtare, ka dhënë informata spiunazhit të huajve dhe sabotim në ndërmarrje" |
Dënimi: | 20 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 9 |
Data e Vendimit: | 10/1/1948 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Elbasanit |
Gjyqi i dytë | |
Dënimi: | 7 vjet Burg |
Lindi më 1912, në Berat. Më 14 shtator 1946, me vendim nr. 358, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi fajtor se «duke qenë nëpunës teknik i Reformës Agrare, ka abuzuar me detyrën, sepse ka bashkëpunuar me Komitetin fshatar dhe ka përkrahur teknikat latifondiste», dhe e dënoi me 1 vit burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës elektorale. Më 10 janar 1948, me vendim nr. 9, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi «armik të popullit, [që] ka marrë pjesë në organizata tradhtare, ka dhënë informata spiunazhit të huajve dhe sabotim në ndërmarrje», dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale. Më vonë, me dekret, dënimi iu zbrit në 7 vjet heqje lirie.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 151.