| Ali Çika | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ali Çika |
| Vendlindja: | Kolonjë , Gjirokastër |
| Datëlindja: | 5/2/1929 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | «Pjesëmarrës aktiv të një grupi të organizuar antipushtet» |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | 8 shtator 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Lindi më 5 shkurt të vitit 1929, në fshatin Kolonjë të Gjirokastrës. Më 8 shtator 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor si «pjesëmarrës aktiv të një grupi të organizuar antipushtet» dhe dënoi me 15 vjet heqje lirie me punë të detyruar, konfiskim e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë Ushtarake, më 29 mars 1951. U lirua me kusht më 27 shtator të vitit 1960.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 426.
