Lindi më 20 mars të vitit 1934, në Tiranë. Më 30 korrik 1951, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie (dënim i kombinuar).

Gjatë kohës që ishte në shkollë të mesme, bashkë me disa shokë, nisi të shpërndante trakte me përmbajtje kundër sistemit komunist në lagjet e Tiranës. Pasi mësojnë që po i survejonin, tentojnë të arratisen nga fshati Zogaj drejt Malit të Zi, por kapen nga forcat e kufirit dhe arrestohen. Prokurori kërkon dënimin 16 vjet burg për Aliun, por për shkak të moshës, meqë ai ishte nën 18 vjeç, dënohet me gjysmën e kohës.

Dënimet për grupin e tyre nisin nga 25 vjet burg deri në 8, që u dënua Aliu.

E çojnë në burgun e Tiranës. ku punoi në mesagjeri, krahas përkthyesve dhe intelektualëve më në zë, që ishin në burg në fillim të viteve ’50, si Arshi Pipa, Jusuf Vrioni, Mirash Ivanaj, etj.. Më pas e dërgojnë në disa kampe pune për të burgosurit.

Lirohet në vitin 1957, pas 7 vjet, 10 muaj e 12 ditë burg. Punon në sektorin e ndërtimit, deri në shembjen e sistemit komunist.

 

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 172.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.