Ali Bogdani | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Ali Bogdani |
Atësia: | Sheh |
Vendlindja: | Lanaj, Kukës |
Datëlindja: | 15/8/1880 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 7/9/1947 |
Akuza: | «Ka strehuar kriminelët e arratisur dhe ka poganduar në popull kundër reformave të pushtetit» |
Dënimi: | 12 vjet Burg |
Vendimi: | 18 qershor 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Klerik i lartë musliman, nënmyfti i Lumës.Lindi më 15 gusht të vitit 1880, në fshatin Lanaj të Kukësit. Studimet teologjike i kreu në Stamboll. U arrestua më 7 shtator të vitit 1947. Një vit më vonë, më 18 qershor 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 12 vjet heqje lirie, punë të detyruar dhe konfiskim të pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, sepse, sipas vendimit, «ka strehuar kriminelët e arratisur dhe ka poganduar në popull kundër reformave të pushtetit». Pas burgimit të tij, Kryesia e Këshillit të Përhershëm të Komunitetit Musliman Shqiptar e pezulloi nga të gjitha detyrat.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 382; AQSh, Komu-niteti Mysliman, F. 482, D. 3, viti 1947.