Lindi më 20 tetor të vitit 1911, në Tiranë. Më 30 mars 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se së bashku me Haki Karapicin, Irfan Pustinën  dhe Imer Keçin ka «formuar grup me tendenca kundra Pushtetit dhe për ta rëzuar këtë me dhunë» dhe e dënoi me vdekje, humbjen e të drejtave civile e politike për 5 vjet kohë, si dhe me konfiskimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Por një muaj më vonë, më 21 prill të po atij viti, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake ia ktheu dënimin në burgim të përjetshëm dhe konfiskim të pasurisë, të luajtshme e të paluajtshme.

"Kryetari i parë i Bashkisë së Tiranës pas luftës, i cili refuzonte rrogën dhe merrte biçikletën në punë, duke thënë se ato lekë ishte mirë t'i vinin në shërbim të qytetit", shkruan Marsida Najdeni për Ali Bakiun.

 

 

Burimi: Republika Popullore e Shqipërisë, Gjykata e Lartë Ushtarake, Nr. 127 i Regj. Them.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

blank

Mars 1948, gjyqi i "grupit të tretë të deputetëve", ku asnjë prej të dënuarve nuk qe deputet

Pas dënimit të dy grupeve të para të deputetëve, përkatësisht procesit të shtatorit 1947 dhe Lexo më shumë