Vajzë e një familjeje minoritare greke, me banim në Biovizhdë të Përmetit. Në vitin 1945, babai dhe vëllai i saj ndodheshin në Greqi për punë dhe mbetën atje pas mbylljes së kufijve. Kjo solli persekutimin e Aleksandrës, në atë kohë 21 vjeçe dhe mamasë së saj, Vasiliqisë. Motra e vogël, Olimbija, 6 vjeçe, mbeti e vetme, pasi u morën Vasiliqia dhe Aleksandra. Ato kaluan sa nga një Degë e Brendshme në tjetrën derisa mbërritën në kampin e Kamzës, ku qëndruan të internuara deri në vitin 1951.

Aleksandra martohet me drejtuesin e kampit, një djalë i ri, i cili bie në dashuri me vajzën minoritare, por kjo martesë do bënte që ai të përjashtohej nga Partia më vonë dhe familja u zhvendos në Mat, ku Aleksandra punoi gjithë jetën në punë të rënda.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.