| Aleksandër Podolski | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Aleksandër Podolski |
| Vendlindja: | Djepopetrovskë |
| Datëlindja: | 1894 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 12/5/1945 |
| Akuza: | "Propagandë armike, ka sabotuar dhe penguar luftën e popullit shqiptar, duke marrë pjesë me armë krahas forcave gjermano-balliste" |
| Dënimi: | 30 vjet Burg |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
Lindi më 1894, në Djepopetrovskë. U arrestua më 12 maj 1945, me akuzën se «është bërë vegël e ndërgjegjshme e propagandës armike, ka sabotuar dhe penguar luftën e popullit shqiptar, duke marrë pjesë me armë krahas forcave gjermano-balliste», dhe u dënua me 30 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile e politike. Më vonë, dënimi iu zbrit në 15 vjet heqje lirie.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 338
