| Aleksandër Kalivopulli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Aleksandër Kalivopulli |
| Vendlindja: | Bularat, Dropull i Sipërm, Gjirokastër |
| Profesioni: | Mjek, patolog |
| Datë Vdekja: | 1963 |
| Vënd Vdekja: | Burrel |
Mjek patolog. U lind në Bularat të Dropullit të Sipërm, në rrethin e Gjirokastrës. Kreu Fakultetin e Mjeksisë në Universitetin e Athinës. Drejtoi pavijonin e patologjisë në spitalin e Gjirokastrës. U arrestua me 1961 "si një nga dy drejtuesit e të ashtuquajturit "Grupi i Minoritetit Dropull-Gjirokastër" dhe u dënua me 18 vjet heqje lirie. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1963.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 128
