| Aleks Marko | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Aleks Marko |
| Atësia: | Kosta |
| Vendlindja: | Topovë , Zagori |
| Vendbanimi: | Zagori |
| Datëlindja: | 1911 |
| Datë Vdekja: | 5/5/1943 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Data Ekzekutimit: | 5/5/1943 |
Lindi në fshatin Topovë të Zagorisë, në vitin 1911. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, si dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 22 gusht 1992, vendosi vërtetimin e faktit të pushkatimit të tij pa gjyq për motive politike, më 5 maj të vitit 1943.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 215
