Albina Pervizi (Marashi) | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Albina Pervizi (Marashi) |
Atësia: | Llesh |
Vendlindja: | Shkodёr |
Vendbanimi: | Lushnje |
Datë Vdekja: | 6/01/2020 |
Vënd Vdekja: | SHBA |
Internimi | |
Data e Internimit: | 1945 |
Fundi i Internimit: | 1990 |
Lloji i Kampit: | Te Internuar te Vecuar |
Vendi i internimit: | Kampi i Beratit |
Vendi i internimit: | Kampi i fermës |
Vendi i internimit: | Kampi Savër, Lushnje |
Albina Pervizi (Marashi), ishte vajza e parafundit e Major Llesh Marashit. Në maj tё 1945, familja do tё internohej në Berat, kur Albina do tё ishte vetёm 6 vjeçe.
Me kapjen e Llesh Marashit, familja Marashi lirohet, kёshtu ajo në moshë tё njomё fëminore, do tё ishte e pranishme në varjen e atit tё saj nё mes tё qytetit tё Shkodrёs duke pësuar tronditje tё madhe.
Në vitin 1955 arratisen dy vëllezrit e saj, Alfredi dhe Rudolfi, kurse i treti Eduardi, do tё përfundonte në burg. Pra, sёrish pa mbush 17 vjeç, Albina sё bashku me nënёn e saj, do tё nisnin internimin e dytё tashmё nё fermën Çlirimi në Fier.
Si vajzё e internuar ajo do tё përfshihej në punët e rënda të bujqësisё deri më 1958. U martua me Genc Pervizin, djalin e dytë të Prenk Pervizit.
Nga fundi i viteve '70, nё Gradishtë Albinës iu bë një gjyq para popullit, duke e demaskuar pse fliste në fushë kundër partisë dhe shtetit. Ndërkohë jeta e saj pёson drama tё reja. Agjentët e sigurimit i vrasin në Paris, vëllanë e madh, Alfredin. Ndёrkohё vëllait në burg, Eduardit, i presin tё dyja këmbët dhe e lirojnё. Mbas pak kohёsh vdes, e nga dёshpёrimi i vdes edhe nana.