| Ajet Cami | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ajet Cami |
| Atësia: | Rrahman |
| Vendlindja: | Viçisht, Bulqizë |
| Vendbanimi: | Viçisht, Bulqizë |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 15/3/1989 |
| Dënimi: | 17 vjet Burg |
| Vendimi: | nr.87 |
| Data e Vendimit: | 11/7/1989 |
| Gjykata: | Gjykata Popullore e Rrethit Dibër |
| Data e Lirimit: | 25/3/1991 |
Ishte vetëm 19 vjeç kur vendosi të arratisej në Jugosllavi. Arrin të arratiset nga Trebishti në Jugosllavi më 17.2.1989, por si edhe në shumë raste të tjera, regjimi jugosllav e ktheu në Shqipëri më 15.3.1989, ditë kur edhe u arrestua.
Pavarësisht se nuk posedonte asnjë sekret, i vihej akuza se kish siguruar të dhëna për 17 reparte e njësi ushtarake nga brezi kufitar.
Gjykata Popullore e Rrethit Dibër, me vendimin nr.87, datë 11.7.1989, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 17 vjet heqje lirie, nga 20 vjet që kërkoi prokurori i çështjes. U lirua më 25.3.1991 nga Reparti nr.321 Burrel, me kusht. Cilësohej i burgosur i rrezikshëm.
