| Aishe Kalaja | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Aishe Kalaja |
| Atësia: | Bilal |
| Vendlindja: | Zemblak, Korçë |
| Datë Vdekja: | 1997 |
Vajza e Bilal Kalasë nga martesa e parë. U internua me motrën dhe gjyshen, pasi i ati u arratis nga Shqipëria më 1950. Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Korça në Kamëz, Cërrik, Tepelenë, prej 10 korrik 1949 deri më 30 dhjetor 1953.
Pas martesës, banoi në Shijak.
Burimi: Nga familja
