| Fehim Ahmeti (Liçolli) | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Fehim Ahmeti (Liçolli) |
| Atësia: | Fehim |
| Vendlindja: | Kuç i Zi, Korçë |
| Vendbanimi: | Korçë |
| Datëlindja: | 4/1/1938 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1954 |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 73 |
| Data e Vendimit: | 27/7/1954 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Korçës |
| Data e Lirimit: | 6/5/1963 |
Lindi më 1938, në Kuç të Zi të Korçës.
Pjesë e një familjeje nacionaliste. Pas luftës, iu arrestuan 3 vëllezërit. Vëllai i madh u dënua me 3 vite burg, ndërsa të tjerët u liruan. Vëllai u arratis dhe në një nga kthimet në Shqipëri, në vitin 1954, u pikas, u plagos dhe u arrestua.
Edhe Fehimi u arrestua duke u akuzuar se ishte takuar me bandat kriminale, diversante.
Më 27 korrik 1954, me vendim nr. 73, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për "bashkëpunim me diversantët" dhe e dënoi me 15 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë. I vëllai u dënua me ekzekutim.
Mbas dy vitesh në burgun e Korçës, Fehimi u dërgua në kampin e Zadrimës në Shkodër, më pas në kënetën e Tërbufit dhe pas një viti, në Bubullimë të Lushnjës. Vazhdoi dënimin në kampe të ndryshme pune: në kampin e Mamurrasit të Laçit, në Tiranë të Re dhe në Rubik të Mirditës.
U lirua nga burgu në vitin 1963 dhe iu bashkua familjes së internuar që më parë në Plug të Lushnjës.
