Ahmet Prishta (Kotobelli) | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Ahmet Prishta (Kotobelli) |
Vendlindja: | Prishtë – Skrapar |
Datëlindja: | 1919 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Pjesëmarrje në një organizatë kundër-revolucionare" |
Dënimi: | 18 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 163 |
Data e Vendimit: | 7/10/1985 |
Gjykata: | Gjykata e Rrethit Vlorë |
Gjyqi i dytë | |
Dënimi: | 20 vjet Burg |
Lindi në Prishtë – Skrapar, në vitin 1919. Me vendim nr. 163, datë 7 tetor 1985, Gjykata e Rrethit Vlorë e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një organizatë kundër-revolucionare» dhe e dënoi me 18 vjet heqje lirie, si dhe heqjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Për «tradhëti ndaj atdheut» në formën e spiunazhit e dënoi me 18 vjet heqje lirie. Për «vepra terrori» e dënoi me 13 vjet heqje lirie. Për «agjitacion e propagandë» e denoi me 7 vjet heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 20 vjet heqje lirie, si dhe heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 381