Ahmet Kolgjini | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Ahmet Kolgjini |
Atësia: | Tahir |
Vendlindja: | Lusën, Kukës |
Datëlindja: | 10/2/1939 |
Gjyqi | |
Akuza: | “Tradhti ndaj atdheut“ |
Dënimi: | 15 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 66 |
Data e Vendimit: | 12/07/1958 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Gjyqi i dytë | |
Akuza: | "Agjitacion e propagandë" |
Dënimi: | 14 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 17 |
Data e Vendimit: | 11/02/1976 |
Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Lushnjes |
Lindi në vitin 1939, në Kukës. I biri i Tahir Kolgjinit, studiues dhe shkrimtar, i cili u largua nga Shqipëria duke lënë pas pesë vajza dhe një djalë, Tahirin, i cili u rrit i mbikëqyrur nga Sigurimi i Shtetit. Më 12 korrik 1958, me vendim nr. 66, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor "për tradhti ndaj atdheut" dhe e dënoi me 15 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Me dekret nr. 3006, datë 23 nëntor 1959, iu falën 3 vjet, 4 muaj e 3 ditë. Me dekret nr. 3603, datë 24 nëntor 1962, iu falën dhe 1 vit, 2 muaj e 1 ditë. Familja u internua në fshatrat e Lushnjës, ku shkoi edhe Ahmet Kolgjini pasi doli nga burgu. Jetoi 7 vite në liri, në internim.
U arrestua sërish dhe më 11 shkurt 1976, me vendim nr. 17, Gjykata e Rrethit të Lushnjës e deklaroi fajtor "për agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 14 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme të pjesës së tij.
U lirua në vitin 1985. Nga viti 1950 deri më 1990 familja e tij dhe ai gjatë viteve që nuk ka qenë në burg, kanë qenë të internuar.
Ahmet Kolgjini është autor i dhjetëra poezive.