| Ahmet Azizi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ahmet Azizi |
| Vendlindja: | Polizhan, Berat |
| Datëlindja: | 20/12/1920 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | «Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor». |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | 15 mars 1978, Gjykata e Rrethit të Beratit |
Lindi më 20 dhjetor të vitit 1920, në fshatin Polizhan të Beratit. Më 15 mars 1978, Gjykata e Rrethit të Beratit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës në bashkëpunim kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Mbi ankimimin e të gjykuarit, vendimi i mësipërm u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 8 prill 1978.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 762.
