Agron Çorati | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Agron Çorati |
Atësia: | Ferit |
Vendbanimi: | Tirane3 |
Datëlindja: | 1922 |
Datë Vdekja: | 1977 |
Mbështetës i luftës partizane, por u shkëput prej saj në pranverë 1944 pasi demaskoi qëndrimin e Partisë Komuniste si vegël e jugosllavëve duke shpërndarë disa trakte kundër saj. Shkon për studime në Austri dhe kthehet në vitin 1946. Arrestohet menjëherë, por lirohet për mungesë provash dhe detyrohet të bëjë punë të rëndë. Më pas lejohet të punojë në sektorin financiar dhe përfundon studimet në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë.
Megjithatë familja e tyre, nga mbështetëse e Luftës, tani shihej si armike. Në vitin 1956 arrestojnë të vëllanë, Muharrem Çorati dhe pasi e lirojnë, e internojnë në Llakatund të Vlorës.
Në vitin 1960, Agroni internohet në ishullin e Zvërnecit, ku qëndron 5 vjet. Sipas dëshmisë së Astrit Lulushit për kujto.al, shkaku i dënimit ishte sepse Sigurimi i gjeti dorëshkrimin e romanit "Në kërkim të vetvetes", i cili u botua në vitin 1995. Në këtë periudhë, edhe dy motrat e Agronit që kishin ndihmuar Lëvizjen, përjashtohen nga partia.
Pas lirimit, kthehet në Tiranë.
Ndërron jetë në vitin 1977 nga një atak kardiak, i munduar nga puna e rëndë e hamallit.
Ka shkruar disa libra me tregime dhe romane në periudhën 1960-1975.