| Agim Pocengu | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Agim Pocengu |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1955 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1967 |
| Fundi i Internimit: | 30/12/1991 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi në Vlorë, në vitin 1955. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ me vendim nr. 20, datë 10 shkurt 1993 ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit për «çështje politike» nga rrethi Vlorë, në fshatin Cërkovinë të Vlorës, prej vitit 1967, deri më 30 dhjetor 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 335
