| Agim Mustafa | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Agim Mustafa |
| Vendlindja: | Përmet |
| Vendbanimi: | Lushnje |
| Datëlindja: | 1938 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1950 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi në vitin 1938, në Përmet. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 22, datë 8 prill 1993, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Tiranës në rrethin e Lushnjës, prej vitit 1950 deri më 30 shtator të vitit 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 427
