| Agim Bino | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Agim Bino |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Datëlindja: | 15/4/1933 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | «Agjitacion e propagandë,tentativë për arratisje» |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | 17 maj 1952, Gjykata Ushtarake e Durrësit |
Lindi më 15 prill të vitit 1933, në Vlorë. Më 17 maj 1952, Gjykata Ushtarake e Durrësit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës» dhe «tentativë për arratisje» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 4 vjet kohë.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 240.
