| Agim Akcani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Agim Akcani |
| Atësia: | Mehmet |
| Vendlindja: | Baldushk, Tiranë |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Datëlindja: | 30/11/1953 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 10/11/1975 |
| I Torturuar: | Po |
| Dënimi: | 21 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 31/1/1977 |
| Gjykata: | Gjykata e Tiranës |
| Data e Lirimit: | 1989 |
Lindi më 30 nëntor të vitit 1953, në Baldushk, të Tiranës. U arrestua më 10 nëntor 1975. U pyet nga disa hetues dhe u torturua vazhdimisht. Më 31 janar 1977, Gjykata e Tiranës e deklaroi fajtor "për krimin e pjesëmarrjes në organizatë kriminale kundër pushtetit popullor, agjitacion dhe propagandë me qëllim minimin e pushtetit dhe diversion" dhe u dënua me 21 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 4 vjet kohë.
Aryseja ishte helmimi dhe ngordhja e 98 lopëve në një kompleks blegtoral të Baldushkut ku Agimi ishte brigadier. Ai nuk kishte kryer asnjë veprim për të shkaktuar ngordhjen e lopëve. Të gjitha akuzat për organizatën kriminale ishin të sajuara.
Vuajti në burgjet e Ballshit dhe të Spaçit.
U lirua në vitin 1989. Në vitin 1990, hyri në Ambasadën italiane për t'u larguar më pas për në Itali, bashkë me shumë qytetarë shqiptarë.
