| Agathi Bleta | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Agathi Bleta |
| Atësia: | Sotir |
| Vendlindja: | Përmet |
| Vendbanimi: | Lushnjë |
| Datëlindja: | 12/2/1890 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 10/6/1949 |
| Fundi i Internimit: | 13/1/1970 |
Lindi më 12 shkurt të vitit 1890. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 22, datë 8 prill 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për çështje politike nga rrethi i Përmetit në rrethin e Lushnjës, prej datës 10 qershor të vitit 1949 deri më 13 janar të vitit 1970.
Sipas autorit Xhafer Sadiku, arsyeja e internimit ishte fakti që kishte tre djemtë të larguar.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 251
Burimi: Skenare te pergjakur (Permeti 1943-1990), Xhafer Sadiku, ISKK, Tirane 2016
