| Afitat Çapani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Afitat Çapani |
| Atësia: | Hasan |
| Vendlindja: | Leskovik |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 3/1959 |
| Akuza: | Agjitacion e propagandë dhe grup armiqësor |
| Data e Lirimit: | 1968 |
U lind në Leskovik. Vajza e madhe e Hasan Çapanit, i burgosur dhe më pas i arratisur. Duke qenë e bija e një të arratisuri dhe duke e pasur familjen të internuar, Afitatin e lë bashkëshorti me të cilin jetonte në Tiranë. Punoi pak vite në Tiranë deri sa në vitin 1959 e arrestojnë për agjitacion dhe propagandë. Dënohet me 10 burg, nga të cilat kryen 9. Më pas i bashkohet familjes në internim. Martohet me një ish-të burgosur dhe shkon të jetojë në Vlorë. Pas dy vitesh e internojnë në fshatin Pet, ku jeton deri në vitin 1991.
Ky informacion është marrë nga intervista e të vëllait, Musa Çapani, botuar në "Zërat e kujtesës V", Tiranë 2018, ISKK, me autorë Agron Tufa dhe Luljeta Lleshanaku.
Burimi: Zërat e kujtesës V, ISKK, me autor Agron Tufa dhe Luljeta Lleshanaku
