| Afife Dudushi (Hasanbelli) | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Afife Dudushi (Hasanbelli) |
| Atësia: | Skënder |
| Vendlindja: | Gramsh |
| Vendbanimi: | Durrës |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1967 |
| Fundi i Internimit: | 30/09/1991 |
U dëbua "për motive politike", familjarisht, kur ishte nxënëse. Më 2 korrik 1992, me vendim nr.13, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Durrësi në Kullë-Sukth, prej 1967 deri më 30 shtator 1991. Familja e saj vazhdoi të jetonte në internim, por Afifja u largua në vitin 1973 kur u martua me Vehbi Dudushin, djalin e Fuat Voshtima Dudushit. Fuat Voshtima Dudushi ndërroi jetë në burgun e Burrelit ku vuante dënimin.
Burimi: AISKK, V. 2012, Fl. 90
