U lindi në Durrës më 1960. E bija e Qemalit dhe Azbijes. Është dëbuar familjarisht për motive politike. Familjarët shkruajnë se arsyeja e dëbimit të familjes ishte prejardhja nga dera e bejlerëve të fshatit Ermenj të Skraparit, mbështetja e Ballit Kombëtar dhe lidhjet me Abaz Ermenjin.

Më 2 korrik 1992, me vendim nr. 13, Komisioni i ngritur për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Durrësi në fshatin Perlat të Sukthit, nga viti 1967 deri më 30 shtator 1991.

I ati, Qemali ndërroi jetë në internim. Familjes ia ndryshuan mbiemrin nga Hasanbelliu në Hasanaj. Mbiemrin origjinal e rimorën sërish pas viteve '90.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 165-166; Familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.