| Adriatik Kurti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Adriatik Kurti |
| Vendlindja: | Fier |
| Datëlindja: | 1956 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 11/6/1966 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 1956, në Fier. Është dëbuar për çështje politike. Me vendim nr. 10, më 30 prill 1992, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit, nga Fieri në Arrëz (Lushnjë), prej 11 qershor 1966 deri më 30 shtator 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 397
