| Adriana Dine | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Adriana Dine |
| Atësia: | Radi |
| Vendlindja: | Çermë |
| Vendbanimi: | New York, SHBA |
| Datëlindja: | 8/07/1959 |
| Profesioni: | Pedagoge e spanjishtes |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 8/07/1959 |
| Fundi i Internimit: | 1990 |
Pedagoge e spanjishtes, lindur më 8 korrik 1959 në kampin e internimit të Çermës. U rrit në Savër, në familjen intelektuale të Lazër e Vitori Radit. Kryen gjimnazin në Savër, Lushnjë. E martuar me Dine Dinen në Gjazë më 1976. Pas burgosjes së bashkëshortit, nis rravgimet nëpër burgjet e Spaçit e të Qafë-Barit, shoqëruar nga i ati. Në internim në fshtain Ngurrëz, ka lindur Ervisin më 1 gusht 1979 dhe Suelën më 19 maj 1988 në Gjazë. Në vitin 1990 emigron në Itali familjarisht dhe një vit më vonë në New York, SHBA. 1997: Diplomohet në Universitetin e New Yorkut për gjuhën spanjolle. Nga viti 1998 lektore e spanjishtes.
Burimi: Adriana Dine Radi: Udhëtim në Qafë-Bari, reportazh, dorëshkrim f. 10; Dine Dine: intervistë pranë ISKK, 18 shtator 2013
